Sëmundjet koronare trashëgohen nga babai

Shëndetësia

Sëmundjet koronare trashëgohen nga babai

Më: 24 maj 2022 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Sipas një studimi nga “Leicester University”, në Angli, i botuar në Revistën “The Lancet”, transferimi nga babai te fëmija i kromozomit Y do ta ekspozonte të sapolindurin ndaj trashëgimisë së koronopatisë, në rastin kur babai është i prekur apo e bart atë.

Shkencëtarët kanë arritur në këtë zbulim me analizën e ADN-së së 3233 meshkujve.

Testet gjenetike tregonin se 90% e tyre kishin një nga dy variantet e kromozomit Y, të quajtura aplogrupi I.

Rreziku i sëmundjes koronare mes meshkujve që kanë variantin e aplogrupit I ishte 50% më i lartë, krahasuar me atë të meshkujve të tjerë: për shkencëtarët është pikërisht ky kromozom që shkakton patologjinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat