Produkti kozmetik që nuk duhet ta përdorësh asnjëherë pas aktivitetit fizik

Shëndetësia

Produkti kozmetik që nuk duhet ta përdorësh asnjëherë pas aktivitetit fizik

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 17:03
Ilustrim

Ne e dimë që kujdesi për lëkurën është shumë i rëndësishëm edhe pas aktivitetit fizik, sidomos nëse djersin shumë. Por ka ndonjë produkt që nuk duhet përdorur? Përgjigjja është JO llak flokësh. Mos ia bëj këtë lëkurës! Ja arsyeja pse:

Sipas dermatologes Dr. Dendy Engelman, pas aktivitetit fizik, llaku i flokëve nuk duhet përdorur asnjëherë: "Shumë njerëz bëjnë gabim dhe përdorin lloj-lloj produktesh pas ushtrimeve fizike.

E vërteta është që trupi është akoma i ngrohtë dhe poret janë të hapura. Këto lloj produktesh, me përmbajtje të ndryshme kimike, hyjnë nën lëkurë dhe bllokojnë poret menjëherë”, - tregon ajo për Byrdie.

Gjithçka është e qartë dhe e kuptueshme. Poret janë të hapura pas stërvitjes dhe kanë çliruar djersë. Imagjino nëse në lëkurë hyjnë elemente kimike të dëmshme. Nuk është gjë e mirë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat