Çfarë duhet të hani kur ndiheni të lodhur

Shëndetësia

Çfarë duhet të hani kur ndiheni të lodhur

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 00:08
Foto ilustrim

Dekstroza ose glukoza ofron mundësi për largimin e lodhjes ditore, iu mundëson sheqer të mjaftueshëm që e rrit sasinë e energjisë dhe ndihmon në koncentrim, por shkencëtaret kanë ardhur në përfundim se të njëjtin efekt e ka edhe banania.

Shkencëtarët thonë se edhe një sasi e vogël e glukozës në organizëm është e dëmshme dhe se çdo sasi e tepruar shndërrohet në masë yndyrore.

Daniela Krell nga një organizatë gjermane “Verbraucherzentrale Bayern”, këshillon marrjen e energjisë së mjaftueshme më një banane.

Bananja përmban edhe hidrate që e mundësojnë më gjatë të mbajë energjinë dhe gjithashtu është e pasur me vitamina dhe minerale”, ka shtuar Krell.

Për largimin e lodhjes preferohet edhe të konsumohet nje drekë e shëndetshme, disa lloje te bukës me fara integrale dhe një përbërje homogjene nga pemët e ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat