​Komisioni Evropian aprovon vaksinën kundër lisë së majmunit

Shëndetësia

​Komisioni Evropian aprovon vaksinën kundër lisë së majmunit

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

Komisioni Evropian miratoi sot përdorimin e vaksinës “Imvanex” kundër virusit të lisë së majmunit në Bashkimin Evropian, dhe si rrjedhojë në Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajn.

Një zëdhënës i komisionit konfirmoi vendimin pasi kompania farmaceutike, “Bavarian Nordic” njoftoi miratimin e vaksinës.

Vendimi vjen pas një rekomandimi nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) të premten për të zgjeruar përdorimin e “Imvanex” për të trajtuar linë e majmunëve. Në praktikë, krahu ekzekutiv i BE-së ndjek këshillën e EMA-s.

Para kësaj, vaksina ishte miratuar vetëm për vendet e BE-së për të mbrojtur të rriturit nga lija.

Komisioni njoftoi kohët e fundit dy kontrata për të blerë 163 620 dozash të vaksinës bavareze Nordic. BE bleu 110 000 doza në qershor, ndërsa 25 000 doza të vaksinës janë shpërndarë tashmë në gjashtë shtete anëtare.

Blloku po rrit planet e shëndetit publik për të trajtuar virusin pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli shpërthimin e lisë së majmunëve në mbi 50 vende një emergjencë ndërkombëtare./Atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat