Kjo është bima që do t’ju lehtësojë nga dhimbja e stomakut

Shëndetësia

Kjo është bima që do t’ju lehtësojë nga dhimbja e stomakut

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 09:32
Ilustrim

Disfagia dhe dhimbja e shpeshtë e stomakut është një gjendje e përjetuar nga disa pacientë me çrregullime të ezofagut.

Përveç kësaj, dhimbjet e stomakut janë një problem i zakonshëm edhe për njerëzit që nuk kanë një problem të përhershëm, por që ndoshta hanë të çrregullt dhe kanë vakte mjaft të yndyrshme.

Ekziston një bimë me një aromë unike që mund t’ju bëjë të hiqni qafe dhimbjen apo edhe ta zvogëloni atë dukshëm.

Bëhet fjalë për nenexhiku. Vaji i tij është i njohur për vetitë e tij relaksuese të muskujve, sipas një studimi të fundit.

Gjetjet treguan se mente mund të ndihmojë në parandalimin e simptomave duke relaksuar fibrat e muskujve të lëmuar në pjesën e poshtme të ezofagut.

Në studim, pacientët me vështirësi në gëlltitje konsumuan dy tableta mente para ushqimit dhe pacientët me dhimbje gjoksi i konsumuan sipas nevojës.

Sipas autorit të studimit të Mohamed Khalaf, “pacientët që merrnin tableta me vaj mente para vaktit ndiheshin më mirë pas ngrënies sesa ata që nuk merrnin”.

Megjithatë, ne duhet të konsultohemi gjithmonë me mjekun tonë në rast se ndjejmë diçka dhe trajtimi nuk mund të jetë i njëjtë për të gjithë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat