​Sa i ulët duhet të jetë presioni i gjakut?

Shëndetësia

​Sa i ulët duhet të jetë presioni i gjakut?

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 23:18
Foto ilustrim

Nëse jeni duke luftuar me presionin e lartë të gjakut, duhet të jeni të kujdesshëm që të mos e lini të bjerë shumë poshtë. Sipas hulumtimit të publikuar në revistën JAMA Internal Medicine, presioni sistolik i gjakut nuk duhet të bjerë nën 120 mmHg.

Shkencëtarët amerikanë matën nivelin e presionit sistolik të gjakut në 4480 persona që vuanin nga hipertensioni (presioni i lartë i gjakut). Për një periudhë prej 21 vjetësh, ata matën nivelin e presionit sistolik të gjakut çdo 3 vjet për të zbuluar nëse një nivel më i ulët i presionit të gjakut sistolik mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, si sulmi në zemër, goditje në tru dhe dështimi i zemrës.

“Ne besuam se presioni i ulët i gjakut nënkupton një rrezik më të ulët të zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare”, tha kreu i hulumtimit, Carlos Jose Rodriguez shtoi se "ne zbuluam se ekziston një kufi më i ulët i nivelit të presionit sistolik të gjakut".

Çdo pjesëmarrës, niveli i presionit të gjakut sistolik të të cilit ra nën 120 mmHg, nuk kishte përfitime shëndetësore kardiovaskulare.

Niveli ideal i presionit sistolik të gjakut varion nga 120 në 138 mmHg. Njerëzit, presioni i gjakut i të cilëve ishte në këtë nivel, kishin përfitimet më të rëndësishme për shëndetin e sistemit kardiovaskular.

Ky hulumtim nuk do të ndryshojë mënyrën se si trajtohet presioni i lartë i gjakut, por do të shikojë më nga afër efektin e presionit të ulët të gjakut në shëndet.

Ekziston një besim se presioni i ulët i gjakut është gjithmonë më i mirë se presioni i lartë i gjakut, por ky studim tregon të kundërtën. Ulja e presionit të gjakut sistolik nën 120 mmHg mund të ketë pothuajse të njëjtat efekte negative shëndetësore si nivelet e presionit të lartë të gjakut.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat