Plakja e trurit, sëmundja që po prek moshat e reja!

Shëndetësia

Plakja e trurit, sëmundja që po prek moshat e reja!

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 06:25
Ilustrim

Demenca është një sëmundje që prek disa zona të trurit dhe dëmton memorien.

Kjo sëmundje zakonisht plak një pjesë të trurit duke e përjashtuar atë tërësisht nga funksionet normale. Për pasojë të gjitha proçeset jetësore vështirësohen duke filluar që nga komunikimi i përditëshëm.

Forma më e përhapur e demencës është sëmundja e Alzhaimer që zë 60-70% të rasteve. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetit, sot në botë ka më shumë se 50 milion njerëz të prekur nga kjo sëmundje.

Ekspertët shprehen se çdo vit ka rreth 10 milion raste të reja të diagnostikuara me simptoma të ndryshme të demencës. Teksa numri i të prekurve nga kjo sëmundje rritet mjekët vënë re se mosha e tyre është gjithnjë e më shumë në ulje. E quajtur si “demenca e hershme” ky degjenerim i trurit tashmë prek moshat nga 30 deri në 65 vjeç.

Kjo sëmundje njihet si degjenerative pasi vjen duke u përkeqësuar me kohën dhe fshin memorien afatgjatë dhe afatshkurtër. Një pacient i prekur nga demenca zakonisht ndryshon personalitet dhe sjellje edhe me persona të afërt të familjes. Megjithëse rastet e zhvillimit të kësaj sëmundje mund të jenë të ndryshme në çdo person shenjat e para që kjo sëmundje jep janë të pagabueshme.

Këto janë disa nga simptomat më të përhapura të kësaj sëmundje tek moshat e reja. Demenca njihet gjerësisht si sëmundje që prek dhe dëmton kujtesën, por ka edhe disa shenja të tjera paralajmëruese për këtë sëmundje.

-Vështirësi në të folur

-Vështirësi në përzgjedhjen e fjalëve të duhura

-Vështirësi në fokusim apo arsyetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat