Si ta mposhtni depresionin e së hënës?

Shëndetësia

Si ta mposhtni depresionin e së hënës?

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Shumica e njerëzve përjetojnë një mini-depresion pas përfundimit të fundjavës, pasi duhet të lënë anash kënaqësitë e të rifillojnë aktivitetet e zakonshme të javës.

Nëse e gjeni veten të plogësht, të tensionuar ose të mbingarkuar të hënën në mëngjes, atëherë mundohuni të vazhdoni me rutinën tuaj të kujdesit për veten sikurse keni bërë gjatë fundjavës, si për ushqim, gjum apo edhe stërvitje.

Ekspertët thonë se duhet të përpiqeni të gjeni një ekuilibër që ju lejon të relaksoheni, ndërkohë që vazhdoni me rutinat tuaja kryesore.

“Trajtojeni veten, por mos dilni nga binarët”, thanë ata, shkruan Healthline.

Dëshprimi apo depresioni i së hënës mund të jetë një shenjë që ju duhet të keni kufij më të rreptë midis punës dhe kënaqësisë.

Nëse jeni në pushimin e javës dhe po vazhdoni të merreni me punën, kjo do të thotë se nuk i keni vendosur mirë këta kufijë.

Për të hequr qafe këtë zakon, provoni të fikni njoftimet dhe të shkëputeni nga çdo problem që lidhet me punën për t’u fokusuar në jetën tuaj personale.

Një tjetër gjë që duhet të bëni është që të mos e ndryshoni orarin e gjumit as gjatë ditëve tuaja të pushimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat