Çfarë është pija Ayahuasca? Nga vetitë halucinogjene tek rreziqet!

Shëndetësia

Çfarë është pija Ayahuasca? Nga vetitë halucinogjene tek rreziqet!

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Ju mund të keni dëgjuar histori të njerëzve që udhëtojnë në destinacione të huaja për të provuar Ayahuasca, një pije psikoaktive.

Zakonisht këto histori përqendrohen në efektet e menjëhershme gjatë "udhëtimit" në të cilin të çon Ayahuasca. Megjithatë, përveç kësaj, shkencëtarët kanë zbuluar disa përfitime shëndetësore afatgjata të marrjes së Ayahuasca.

Fillimisht, çfarë është Ayahuasca?

Ayahuasca - e njohur gjithashtu si çaji apo "la purga" - është një pije e bërë nga gjethet e Psychotria Viridis, së bashku me kërcellin e hardhisë Banisteriopsis Caapi, megjithëse mund t'i shtohen edhe bimë dhe përbërës të tjerë.

Kjo pije është përdorur për qëllime shpirtërore dhe fetare nga fiset e lashta të Amazonës dhe përdoret ende si një pije e shenjtë nga disa komunitete fetare në Brazil dhe Amerikën e Veriut, përfshirë Santo Daime.

Tradicionalisht, një shaman ose curandero - një shërues me përvojë që udhëheq ceremonitë e Ayahuasca - përgatit pijen duke zier përbërësit në ujë.

Kur pija është zier mjaftueshëm, uji hiqet dhe rezervohet, duke lënë pas materialin bimor. Ky proces përsëritet derisa të prodhohet një lëng shumë i koncentruar. Pasi të ftohet, pija kullohet për të hequr papastërtitë.

Si funksionon?

Përbërësit kryesorë të Ayahuasca kanë veti halucinogjene. Psychotria viridis përmban N,N-dimetiltriptaminë (DMT), një substancë psikodelike që gjendet në bimë.

Kështu, krijohet një pije e fuqishme psikodelike që ndikon në sistemin nervor qendror, duke çuar në një gjendje të ndryshuar të ndërgjegjes që mund të përfshijë halucinacione, përvoja "jashtë trupit" dhe eufori.

Ceremonitë e Ayahuasca zakonisht udhëhiqen nga një shaman me përvojë. Efektet e pijes duan 20-60 minuta dhe mund të zgjasin më pas deri në 6 orë. Gjatë kësaj kohe, njerëzit që e konsumojnë mund të përjetojnë halucinacione vizuale, eufori, paranojë dhe të vjella.

Sipas hulumtimeve aktuale, Ayahuasca mund të mbrojë qelizat e trurit dhe të stimulojë rritjen e qelizave nervore. Ajo gjithashtu mund të rrisë gjendjen e humorit, të përmirësojë vetëdijen dhe të trajtojë depresionin dhe çrregullimet e varësisë, megjithëse nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar këto efekte.

Nga ana tjetër, arrja e Ayahuasca-s mund të rezultojë në efekte anësore serioze, pasi mund të ndërveprojë me disa ilaçe, duke përkeqësuar disa gjendje shëndetësore. 

Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në një përvojë Ayahuasca, sigurohuni që të bëni kërkimet tuaja dhe të dini se siguria nuk është e garantuar – edhe nëse Ayahuasca përgatitet dhe dorëzohet nga një shaman me përvojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat