Një gotë verë sa një orë palestër

Shëndetësia

Një gotë verë sa një orë palestër

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 20:46
Foto ilustrim

Adhurues të verës së kuqe, hulumtimet e reja tani thonë se një gotë verë e kuqe është ekuivalente si një orë e shpenzuar në palestër sa i përket djegies së kalorive.

Studimi i kryer nga Universiteti Alberta, Kanada, ka konkluduar se vera e kuqe përmban një përbërës të quajtur resveratrol, i cili është i njëjtë me atë që trupi juaj e prodhon kur bëni ushtrime fizike.

Çfarë është resveratroli?

Resveratroli është përbërës i cili është prezent në lëkurën e boronicave, arrave dhe disa produkteve tjera. Njihet si një antioksidant efektiv, të cilin shumica e pemëve e prodhojnë për ta mbrojtur veten nga rreziqet ambientale.

Lëkura e rrushit të kuq ka një përbërje të lartë të resveratrolit, e cila i mban larg sëmundjet kërpudhore dhe dëmet nga dielli. Ndërsa vera e kuqe njihet të përmbajë më shumë resveratrol sesa vera e kuqe, rreth 1 deri në 2mg për 200 gramë.

Si ndihmon resveratroli në humbjen e peshës?

Ata të cilët konsumojnë një gotë verë në ditë janë më pak të prirë të shtojnë peshë, pasi që resveratroli mund ta parandalojë rritjen e qelizave dhjamore në trup, gjë që e mban nën kontroll peshën e trupit.

Trupi i njeriut e përdorë resveratrolin për të krijuar një përbërës që quhet picetannol, i cili në mënyrë indirekte ndihmon në parandalimin e rritjes së qelizave yndyrore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat