Ilaçi për ngadalësimin e Alzheimerit, zbulim historik!

Shëndetësia

Ilaçi për ngadalësimin e Alzheimerit, zbulim historik!

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 06:27
Ilustrim

Kompanitë farmaceutike Eisai dhe Biogen kanë thënë se ilaçi i tyre lecanemab funksionon kur jepet në fazat e hershme të sëmundjes. Detajet e plota ende nuk janë publikuar, por duket se ngadalëson ritmin e rënies së trurit.

Edhe të dhënat e kufizuara kanë gjeneruar emocione në mesin e shkencëtarëve dhe organizatave bamirëse.

Rezultatet e provës janë përshkruar si një "përparim" nga Alzheimer's Research UK.

Shkathtësia mendore

Ilaçi, lecanemab, është krijuar për të hequr grumbujt e proteinave toksike beta-amiloide që grumbullohen në trurin e njerëzve me sëmundjen Alzheimer.
Dhjetra prova të tjera të barnave kanë dështuar, duke çuar në pyetje nëse amiloidi po e shkaktonte vërtet sëmundjen.

Në këtë provë, 1,795 vullnetarë në fazat e hershme të sëmundjes Alzheimer u injektuan me lecanemab çdo dy javë dhe rregullisht iu testuan memorien dhe aftësinë mendore. Ritmi i rënies njohëse ishte ulur me 27% gjatë rrjedhës së provës 18-mujore, krahasuar me njerëzit që iu dhanë një trajtim bedel ose placebo, thanë kompanitë farmaceutike.

Ata gjithashtu treguan se nivelet e proteinës toksike ishin ulur në tru. Efektet anësore përfshinin ënjtje të trurit dhe dhimbje koke. Ilaçi nuk do të funksionojë për forma të tjera të demencës.

Të njëjtat kompani njoftuan më parë një ilaç shumë të reklamuar për Alzheimer të quajtur aducanumab. Por nisja e saj në SHBA u kritikua gjerësisht dhe BE-ja refuzoi ta lejonte atë për dyshimet nëse funksiononte.

Të dhënat e hershme për ilaçin e tyre të fundit duken më të qarta, por detajet e plota nuk pritet të shpallen deri në nëntor.

Prof Rob Howard, profesor i psikiatrisë së moshave të thyera, në UCL, tha: "Ky është një rezultat padyshim statistikisht pozitiv dhe përfaqëson një moment historik, kur shohim modifikimin e parë bindës të sëmundjes Alzheimer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat