Mënyra për të larguar depresonin pa ilaçe

Shëndetësia

Mënyra për të larguar depresonin pa ilaçe

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 21:14
Ilustrim

Psikoterapia njihet si shumë më efektive se sa anti-depresantët. Largoni ilaçet dhe provoni mendimin pozitiv për të eleminuar mendimet negative që po ju sjellin gjithë atë ngarkesë në jetën tuaj. Duhet ta kuptoni se depresioni nuk është një ngjarje ditore, por një udhëtim që ju duhet ta kaloni me njerëzit tuaj më të dashur, dhe më së shumti me vetën tuaj!
Ja disa mënyra që padyshim do t’iu ndihmojnë ta kaloni këtë sfidë të jetës.

1.Bëhuni më aktiv; Ndoshta nuk do iu besohet që depresioni mund të kalojë me aktivitete, por shumë raste në botë tregojnë që aktivitetet fizike ishin një ndër arsyet kryesore që i kanë bërë ata të ndihen më mirë. Nëse nuk ndiheni mire në një palestër, dilni dhe ecni çdo ditë të paktën një apo dy orë në ditë. Do të vëreni ndryshimin pas 1 apo 2 muajve.

2.Sfidoni mendimet negative; Ju jeni të vetmit që keni lejuar që këto mendime negative t’ju kaplojnë mendjën. Në të njejtën mënyrë ju mund t’i largoni ato. Ndryshoni mendimet negative me nga një mendim pozitiv për secilin.

3.Identifikoni qëllimet dhe nevojat e juaja; Shpesh njerëzit që vuajnë nga depresioni nuk janë në dijeni të asasj se çfarë duan. Ju duhet të identifikoni nevojat e juaja dhe ti ndihmoni vetës për ti arritur ato.

4.Një ndër pikat më të rëndësishme, pranojeni vetën; Ju tashmë e dini se askush nuk është perfekt. Çdo njeri sfidohet në jetë. Por ju duhet të mësoni nga gabimet e juaja dhe secilën herë të tregoheni më të fortë. Kjo është ajo që do t’iu bëjë të veçantë nga njerëzit e tjerë.

5.Mësoni të falni; Nëse kjo është një ndër arsyet pse kohëve të fundit nuk ndiheni edhe aq mirë, atëherë mësoni të falni. Përdorni rregullin e 10 viteve. Nëse nuk do të ketë rëndësi pas 10 vitesh, pse të shqetësoheni tani?

Ju tashmë dini 5 metoda të lehta që mund ti implementoni në ditën tuaj. Praktikoni secilën nga to dhe shpesh do të ngritni vetë-besimin tuaj, dhe në përgjithësi shëndetin tuaj qoftë mental apo fizik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat