Sa më shumë që fëmija të pijë qumësht gjiri, aq më shumë qumësht do të prodhohet! Mos u joshni nga ushqimet artificiale për ushqyerjen e bebeve, pasi nëse fëmija nuk thith gjirin e nënës, sasia e qumështit do të reduktohet derisa të mos keni më. Gjidhënia nuk është e thjeshtë dhe kërkon durim.
Në mënyrë që ta lehtësoni këtë proces ushqeni me gji foshnjen sa herë që dëshiron. Është e mundur që në fillim të ushqehet shpesh dhe pa rregull, por me kalimin e ditëve nëna dhe foshnja vendosin një regjim midis tyre.
Mbani në mend: mund të nevojiten 5 deri në 6 javë në mënyrë që të arrihet prodhimi konstant i qumështit.
Majfton ky veprim i vetëm, ushqyerja sa më e shpeshtë e bebit, që gjendrat e qumështit të prodhojnë qumësht.
Jepini gji bebit sa herë që të kërkojë
Kjo është shumë e rëndësishme, edhe pse mund të ndodh që disa ditë me rradhë të kërkojë të thithë deri në dhjetë herë në ditë. Kjo është normale, derisa të rregullohet prodhimi i qumështit.
Në fund të gjidhënjes, ka mundësi që në gjinj të mbetet edhe pak qumësht. Nëse nëna dëshiron, mund ti pompojë gjinjtë për të mbledhur qumështin dhe ta ruajë qumështin në frigorifer si rezervë për ushqyerjen e fëmijës në rastet kur nëna nuk është e pranishme.