Pirja e alkoolit dhe duhanit, ndikon në gjumë më shumë sesa kafeja

Shëndetësia

Pirja e alkoolit dhe duhanit, ndikon në gjumë më shumë sesa kafeja

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 22:10
Foto ilustrim

Lajmi i mirë për adhuruesit e kafesë por lajm i keq për ata që pëlqejnë alkoolin.

Një hulumtim i fundit thotë se pirja e alkoolit ose e duhanit para se të shkoni në shtrat, prishë gjumin tuaj – më shumë sesa të pini një kafe.

Studiuesit në Florida analizuan gjumin e disa personave brenda katër orëve. Ata zbuluan se pirja e alkoolit ose duhanit brenda atyre orëve, ka një efekt negativ.

Pirja e duhanit ishte substanca që lidhej fort me ndërprerjen e gjumit. Studiuesit zbuluan se në mesin e njerëzve me pagjumësi, përdorimi i nikotinës natën ishte i lidhur me një ulje mesatare prej 42 minutash në kohëzgjatjen e gjumit.

Por ajo që është interesante është se studiuesit nuk gjetën asnjë ndikim në gjumë nga konsumimi i kafeinës brenda katër orëve të gjumit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat