​Hulumtimi i ri: Kolesteroli i mirë mund të mos jetë aq mbrojtës sa mendohet

Shëndetësia

​Hulumtimi i ri: Kolesteroli i mirë mund të mos jetë aq mbrojtës sa mendohet

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Lipoproteina me densitet të lartë (HDL), ose kolesteroli "i mirë" siç quhet shpesh, mund të mos jetë aq i dobishëm në parashikimin e rrezikut dhe mbrojtjes së sëmundjeve të zemrës sa mendohej më parë.

Në një studim të viteve 1970, u zbulua se nivelet e larta të kolesterolit HDL shoqëroheshin me një rrezik të ulët të sëmundjeve të zemrës, i cili që atëherë është përdorur për të vlerësuar rrezikun e këtyre sëmundjeve, shkruan CNN.

Por vetëm njerëzit e bardhë u përfshinë në hulumtim.

Hulumtimet e reja tregojnë se nivelet e ulëta të kolesterolit HDL janë të lidhura me një rrezik më të lartë të sulmeve në zemër tek të bardhët, por jo te afro-amerikanët.

Gjithashtu, nivelet më të larta të kolesterolit HDL nuk u gjetën të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare për asnjërën nga racat.

Hulumtimi përdori të dhëna nga mijëra njerëz të bardhë dhe të zinj. Pjesëmarrësit ishin të paktën 45 vjeç dhe shëndeti i tyre u analizua mesatarisht për dhjetë vjet.

Shkencëtarët zbuluan se nivelet e larta të kolesterolit dhe triglicerideve të lipoproteinës me densitet të ulët (LDL) parashikonin rrezikun e sëmundjeve të zemrës në të dy racat.

Ata vërejnë se nevojiten më shumë kërkime për të zbuluar arsyet e dallimit racor midis HDL dhe rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Ata theksojnë se fokusi duhet të jetë në kontrollin e LDL-së së ngritur dhe faktorëve të tjerë të rritjes së rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat