Disa mënyra të thjeshta për ta përmirësuar funksionimin e zemrës

Shëndetësia

Disa mënyra të thjeshta për ta përmirësuar funksionimin e zemrës

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 21:47
Foto ilustrim

Ka më shumë se 7 milionë njerëz që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Shpesh e menduar si një sëmundje mashkullore, por në të vërtetë vret më shumë femra në krahasim me kancerin e gjirit.

Ka disa mënyra të thjeshta për të minimizuar rrezikun e këtyre sëmundjeve:

1 – Minimizoni përdorimin e kripës. Kripa rrit presionin e gjakut dhe përdorimi i shumtë i saj rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

2 – Kryeni ushtrime gjimnastikore. Është e nevojshme që 30 minuta në ditë të kryeni ushtrime gjimnastikore. Forcon zemrën.

3 – Përdorni omega 3. Pilulat omega 3 janë vaj peshku dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. 2 pilula në javë janë të domosdoshme.

4 – Kryeni shpesh kontrollet e zemrës. Duhet të jeni në dijeni se sa të lartë e keni presionin e gjakut.

5 – Ushqehuni me fibra. Ushqimet e pasura me fibra forcojnë zemrën.

6 – Regjimi i gjumit duhet të jetë i rregullt. Një studim ka dalë në rezultatin se personat që kanë një regjim gjumi jo të rregullt, janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.

7 – Përdorni vitaminën D. Vitamina D është e nevojshme për të gjithë ata që vuajnë nga zemra.

8 – Lëngu i shegës. Një studim ka treguar se një gotë lëng shege përmirëson presionin e gjakut.

9 – Stresi. Stresi është një faktor i fshehtë, i cili shkakton sëmundjet e zemrës. Është e rëndësishme të ruani qetësinë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat