A duhet ndërprerë dhënien gji foshnjës kur shfaqen infeksionet?

Shëndetësia

A duhet ndërprerë dhënien gji foshnjës kur shfaqen infeksionet?

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 16:50
Ilustrim

Kur nëna kupton që ka grip (kollitet, vjell, ka diarre e të ngjashme), ajo tashmë ka transmetuar infeksionin te foshnja, duke pasur parasysh që simptomat më së shpeshti shfaqen disa ditë pasi që nëna të “përfshihet” nga virusi

Mbrojtja më e mirë për beben është të vazhdohet t’i jepet gji.

Madje edhe nëse bebja sëmuret, procesi i shërimit do të jetë më i lehtë dhe më i shpeitë nëse nëna vazhdon t’i japë gji.

Krahas kësaj, mund të ndodhë që edhe bebja të transmetojë infeksionin te nëna, mirëpo nuk shfaq simptoma sëmundjeje sepse ushqehet me gji.

Gjithashtu, infeksioni i gjirit që mund të manifestohet jo rrallë me çiban (lungë) në thimtha dhe që mund të shoqërohet me dhembje, nuk është arsye për ndërprerje të dhënies gji bebes.

Pikërisht, është më se e sigurt që infeksioni më shpejt do të eliminohet nëse nëna vazhdon ta ushqejë beben me gji. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat