Djersitja e tepërt, shenjë që diçka s’po shkon mirë në trupin tënd

Shëndetësia

Djersitja e tepërt, shenjë që diçka s’po shkon mirë në trupin tënd

Më: 28 janar 2023 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

Kur djersisim natyrshëm habitemi dhe dyshojmë se mund të jemi ftohur, por në fakt djersitja mund të jetë shenjë që diçka nuk po shkon në organizëm.

Sëmundjet kardiovaskulare

Pas të 50-ave njerëzit janë më tepër të rrezikuar të preken nga sëmundjet kardiovaskulare. Edhe nëse nuk vuani apo nuk kuroheni për këtë sëmundje nëse për shumë net me radhë jeni zgjuar të djersitur duhet të bëni një kontroll tek kardiologu. Djersitja natën është shenjë e sëmundjeve të zemrës.

Hipoglicemia

Nëse ju vuani nga niveli i ulët i sheqerit mund të ndodhë që të zgjoheni natën të djersitur.

Trupi juaj është duke luftuar një infeksion

Në qoftë se trupi juaj është duke luftuar kundër një sëmundjeje apo infeksioni, kjo gjendje mund të shkaktojë djersitje natën. Kjo gjë mund të vazhdojë për ditë ose edhe javë dhe pse simptomat e tjera mund të jenë zhdukur.

Vuani nga tiroidet

Djersitja natën është një simptomë e zakonshme për ata që vuajnë nga hiperaktiviteti i tiroideve.

Disa medikamente të caktuara mund të shkaktojnë djersitjen

Djersitja natën mund të jetë një efekt anësor i shumë barnave. Ilaçet kundër depresionit e ato të diabetit janë në krye të kësaj liste.

Sistemi juaj imunitar është duke mos funksionuar

Çrregullimet autoimune janë gjendjet kur sistemi imunitar gabimisht identifikon diçka normale si një rrezik për shëndetin. Këto sëmundje mund të shkaktojnë djersitje të tepërt natën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat