Ngërçet e muskujve, mund të jenë simptomë e një sëmundjeje të rëndë

Shëndetësia

Ngërçet e muskujve, mund të jenë simptomë e një sëmundjeje të rëndë

Më: 30 janar 2023 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Të gjithëve ne të paktën një herë në jetën tonë, na ka ndodhur të ndjejmë një ngërç. Pavarësisht nëse na ka sulmuar gjatë ose pas stërvitjes, në një situatë intimiteti ose në gjumë, zor se do ta harrojmë dhembjen që ndiejmë në atë situatë.

Ngërçi është përcaktuar në gjuhën klinike si një spazma, një tkurrje e pavullnetshme, e dhunshme dhe e papritur e muskujve të striktë.

Ngërçet mund të konsiderohen si tkurrje e pavullnetshme e muskulaturës vullnetare. Trupi ynë është shumë inteligjent dhe kur ka diçka që nuk shkon, ka prirjen të na paralajmërojë me disa sinjale të sakta.

Mjerisht, disa herë ngërçet mund të jenë një zile alarmi për një nga sëmundjet më tinëzare dhe vijnë me disa simptoma mjaft të zakonshme, të tilla si ngërçet e muskujve.

Kanceri ndodh kur disa qeliza në trup rriten në mënyrë disproporcionale dhe fatkeqësisht, sa më shumë kohë kalon, aq më shumë këto qeliza sulmojnë organe të tjera. Megjithatë, ka disa simptoma që mund t’ju ndihmojnë ta zbuloni në kohë nëse vuani nga kjo sëmundje.

Kur një tumor zhvillohet në trup, ai mund të sulmojë nervat dhe për këtë arsye mund të shkaktojë tkurrje të muskujve. Këto janë si spazma të vërteta, janë tkurrje të pakontrollueshme të një grupi muskulor që është e pamundur të mos vihet re.

Për këtë arsye, nëse vëreni se shpesh keni ngërçe muskulare, është e nevojshme të kërkoni një konsultë me mjekun dhe me siguri ai do të dijë çfarë të bëjë. Zakonisht kjo simptomë shfaqet kur tumori fillon të shtypet në tru dhe kështu prish funksionimin normal të organit.

Ata që vuajnë nga tumori i trurit kanë simptoma të tilla si spazma muskulare, mpirje dhe frymëmarrje të cekët. Përveç kësaj, mund të lindin probleme në gjuhë ose në marrjen e vendimeve. Ekziston një lloj tjetër tumori që shkakton ngërçe muskulore dhe është ai që ndikon në shtyllën kurrizore. Nëse këto dy forma të kancerit kapen në kohë, ato mund të kurohen fare lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat