E konsumojmë të gjithë në këtë stinë, ky është fruti që përmban më shumë pesticide

Shëndetësia

E konsumojmë të gjithë në këtë stinë, ky është fruti që përmban më shumë pesticide

Më: 26 mars 2023 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Shumë nga frutat dhe perimet që blejmë trajtohen me pesticide, kështu që është më mirë të blini nga dikush që njihni për t’u siguruar që ajo që po hani është organike. Megjithatë, jo të gjithë kanë kushtet për t’i blerë këto ushqime nga të njohurit, sidomos në qytetet më të mëdha, ndaj janë të “dënuar” me atë që ofrohet nëpër dyqane.

Ndër frutat dhe perimet që përmbajnë më shumë pesticide janë luleshtrydhet, spinaqi, lakra jeshile, mollët, rrushi, qershitë, pjeshkët dhe domatet.

Tani, një studim i ri i organizatës jofitimprurëse “Environmental Working Group” ka treguar se një luleshtrydhe përmban deri në 23 lloje të ndryshme pesticidesh, shkruan B92.

“Ekspozimi ndaj pesticideve është i lidhur me një sërë efektesh negative shëndetësore, duke përfshirë ndërprerjen e hormoneve, toksicitetin e trurit dhe sistemit nervor”, tha Cindy Swenson, një analiste në Grupin e Punës Mjedisore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat