Nëse vëreni qimet e para të thinjura, kontrolloni pasqyrën e gjakut

Shëndetësia

Nëse vëreni qimet e para të thinjura, kontrolloni pasqyrën e gjakut

Më: 2 maj 2023 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Mjeku zbulon – nuk është gjithmonë shenjë e plakjes, mund ta parandaloni!

Nëse vëreni thinjat e para, mund të jetë shenjë se ju mungon një vitaminë.

Sapo vëmë re thinjat e para, i lidhim menjëherë me moshën dhe plakjen. Me siguri keni dëgjuar se flokët mund të jenë gri për shkak të një sasie të madhe stresi, gjë që është e vërtetë.

Megjithatë, flokët e thinjura mund të shfaqen edhe si pasojë e reduktimit të pigmentit, ndërsa flokët tërësisht të bardhë nuk përmbajnë pigment.

Profesori i dermatologjisë Gary Godenberg shpjegon se çfarë ndodh me flokët kur ato janë të thinjura, transmeton Telegrafi.

“Ka vetëm dy lloje të pigmentit në flokë: të errët (eumelanin) dhe të shndritshme (feomelanin). Gjëja e parë që duhet të dini është se flokët thinjen për shkak të mungesës së melaninës, pigmentet në folikulat e flokëve mirëpo edhe gjenetika luan një rol të rëndësishëm dhe nëse prindërit tuaj u thinjën herët, mbase edhe ju. Nëse askush në familjen tuaj nuk është thinjur herët, është e mundur që flokët tuaj të jenë thinjur për arsye të veçanta”, zbuloi ai.

Arsyeja e parë është mungesa e vitaminës B12. Nëse vëreni se flokët po thinjen, duhet të kontrolloni nivelin e kësaj vitamine përmes një analize laboratorike. Vitamina B12 rrit prodhimin e kolagjenit në trup, gjë që përmirëson shëndetin e flokëve.

Stresi i tepërt ose ekspozimi i shpeshtë ndaj tij gjithashtu i bën flokët të thinjur herët.

“Stresi rrit nivelin e kortizolit, i cili rrit numrin e radikaleve të lira dhe dëmton folikulat dhe qelizat që krijojnë pigment në flokë”, thotë dermatologu Goldenberg.

Goldenberg pohon se flokët e thinjur nuk mund të kthehen kurrë në ngjyrën e tyre natyrale pavarësisht recetave të ndryshme që mund të gjenden në internet. Përveç kësaj, mjeua këshillon një dietë të shëndetshme dhe aktivitet fizik për të parandaluar thinjen e parakohshme të flokëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat