I bën mirë shëndetit! Specialistja jep lajmin e mirë: Dhuroni gjak rregullisht pasi prekeni më pak nga kjo sëmundje

Shëndetësia

I bën mirë shëndetit! Specialistja jep lajmin e mirë: Dhuroni gjak rregullisht pasi prekeni më pak nga kjo sëmundje

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Blerta Ndrekaj, koordinatore e programit të Dhurimit Vullnetar të Gjakut tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se dhurimi i gjakut ka përfitime për shëndetin e personit që e kryen si proces.

Ndrekaj theksoi se i gjithë gjaku që dhurohet, zëvendësohet nga organizmi dhe është një proces i shëndetshëm.

Ajo tregoi se është vërtetuar se personat që dhurojnë periodikisht gjak preken më pak nga sëmundjet malinje në krahasim me njerëzit që nuk e bëjnë.

“I gjithë gjaku që dhurohet zëvendësohet nga organizmi, i bën mirë dhe është një proces i shëndetshëm. Dhuruesit periodikë të gjakut nuk vuajë aq shumë nga sëmundjet malinje në krahasim me pjesën tjetër që nuk dhurojnë gjak. Mosha e lejuar për dhurimin e gjakut është nga 18-60 vjeç, personi që dhuron gjak duhet të ketë kaluar 1 vit nga një ndërhyrje kirurgjikale, 6 muaj nga proceduar e tatuazheve dhe ndërhyrjeve estetike”, tha Ndrekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat