Një hap para! Përfitimet e përdorimit të inteligjencës artificiale në zbulimin e kancerit të gjirit

Shëndetësia

Një hap para! Përfitimet e përdorimit të inteligjencës artificiale në zbulimin e kancerit të gjirit

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 16:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Përdorimi i inteligjencës artificiale në depistimin e kancerit të gjirit është i sigurt dhe pothuajse mund të përgjysmojë ngarkesën e punës së radiologëve, sipas studimit më gjithëpërfshirës në botë të këtij lloji

Kanceri i gjirit është kanceri më i përhapur globalisht, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë; më shumë se 2.3 milionë gra e zhvillojnë këtë sëmundje çdo vit.

Depistimi mund të përmirësojë prognozën dhe të zvogëlojë vdekshmërinë duke dalluar kancerin e gjirit në një fazë më të hershme dhe më të trajtueshme.

Rezultatet paraprake nga një studim i madh sugjerojnë se ekzaminimi i inteligjencës artificiale është po aq i mirë sa dy radiologë që punojnë së bashku, nuk rrit rezultatet false dhe pothuajse përgjysmon ngarkesën e punës.

Rezultatet e analizës së përkohshme të studimit, i cili përfshiu më shumë se 80,000 gra, u botuan në revistën Lancet Oncology.

Studimi është vlerësuar nga ekspertët si shumë pozitiv dhe ata janë të mendimit se inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në përshpejtimin e diagnostikimit te gratë për ta zbuluar kancerin në një fazë të hershme dhe për të shpëtuar më shumë jetë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat