Nxehjet e trupit gjatë gjumit mund të parashikojnë Alzheimerin

Shëndetësia

Nxehjet e trupit gjatë gjumit mund të parashikojnë Alzheimerin

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Nxehjet dhe djersitjet e natës kryesojnë listën e simptomave shqetësuese për gratë që kalojnë nëpër menopauzë.

Tani, një studim i ri thotë se nxehjet e pjesës së epërme të trupit, veçanërisht gjatë gjumit, mund të jenë më shumë se një shqetësim – ato mund të paralajmërojnë sëmundjen e Alzheimerit.

Dhe sa më shumë afshe të nxehta përjeton një grua gjatë gjumit, aq më i madh është rreziku i saj për të zhvilluar këtë sëmundje, lloji më i zakonshëm i demencës.

“Gratë me nxehje të pjesës së sipërme të trupit gjatë natës duhet t’i shohin ato si një thirrje zgjimi për të bërë atë që munden për t’u kujdesur për shëndetin e tyre”, tha autorja e studimit Rebecca Thurston, drejtoreshë e Laboratorit “Women’s Biobehavioral Health” në Universitetin e Pitsburgut. “Kjo përfshin gjumë adekuat, dietë, aktivitet fizik, moderim të përdorimit të alkoolit, trajtimin e çdo presioni të lartë të gjakut dhe diabetit, dhe kujdesin për çdo gjendje të shëndetit mendor”.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se nxehjet e trupit, veçanërisht ato që ndodhin gjatë gjumit, mund të sjellin probleme me kujtesën dhe sëmundje të enëve të vogla në tru, e cila ka qenë e lidhur me rrezikun për probleme të ardhshme me kujtesën dhe të menduarit, tha Thurston

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat