A e dini se mund ta parashikoni kur jeni të gatshëm ta lini cigaren?

Shëndetësia

A e dini se mund ta parashikoni kur jeni të gatshëm ta lini cigaren?

Më: 13 mars 2024 Në ora: 12:54
Foto ilustrim

Për të ndërprerë pirjen e duhanit, e rëndësishme është të jeni të gatshëm për këtë – emocionalisht dhe mendërisht

Keni provuar ta lini pirjen e duhanit, por nuk ia keni dalë? Ekziston shpjegim racional pse nuk keni arritur t’ia dilni. Jo për atë se ndërprerja e duhanit është e pamundur, por sigurisht pasi nuk keni qenë të gatshëm për këtë.

Për ta lënë cigaren, e rëndësishme është të jeni të gatshëm për këtë – emocionalisht dhe mendërisht. Disa njerëz janë më të gatshëm se disa të tjerë. Modeli integrues i ndryshimit të sjelljes që e ka zhvilluar Prohaska dhe DiKlemente, tregon dhe parashikon kur dhe si personi do ta ndryshojë sjelljen e tij. Sipas këtij modeli, njerëzit kalojnë në pesë faza në procesin e ndryshimit (parameditimi, meditimi, përgatitja, veprimi, qëndrimi).

Nëse si shembull e marrim pirjen e duhanit, në fazën e parë personi aspak nuk dëshiron ta lë cigaren, as nuk është i vetëdijshëm për problemin, por kryesisht njerëzit rreth tij e vërejnë problemin dhe bëjnë presion për ndryshim.

Në fazën e dytë, personi është i vetëdijshëm se duhet ta lë cigaren dhe mendon se do ta bëjë një ditë. Këtë tani e dëshiron vërtetë, por nuk ndërmerr asgjë për ta bërë këtë.

Përgatitja, ose faza e tretë, shpesh veçohet si më e rëndësishmja sepse e shënon atë pika vendimtare në procesin e ndryshimit. Është fazë në të cilën një person është gati të ndryshojë dhe aktivisht zhvillon strategji dhe plane se si ta bëjë këtë. Duhanpirësit kryesisht synojnë të lënë plotësisht duhanin dhe produktet e nikotinës dhe/ose të zvogëlojnë dëmet shëndetësore.

Për të gjithë ata që aktualisht nuk janë gati të heqin dorë menjëherë nga duhani dhe nikotina, Kolegji Amerikan i Kardiologjisë nxjerr në pah të ashtuquajturën e Rruga e mesme – flasim për produkte alternative të duhanit të mbështetura shkencërisht, të cilat nga perspektiva e rrezikut shëndetësor, përfaqësojnë një zgjedhje më të mirë. Bëhet fjalë për produkte që nuk e djegin duhanin si cigaret, por e ngrohin atë dhe nuk prodhojnë tym duhani, duke ulur nivelin dhe sasinë e substancave të dëmshme dhe potencialisht të dëmshme mesatarisht deri në 95 për qind, krahasuar me cigaret. Kjo qasje shquhet si një plotësues i dëshirueshëm për strategjitë e reduktimit të pirjes së duhanit.

Me hyrjen në fazën e katërt, ai në fakt fillon të realizojë planin e tij, ndërsa faza e pestë nënkupton ruajtjen e ndryshimit dhe konsiderohet se personi e ka arritur nëse nuk pi duhan për një vit. Më në fund, personi arrin të dalë nga rrethi magjepsës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat