Sekssomnia, një çrregullim tjetër i gjumit, mund të ketë ‘pasoja ligjore’

Shëndetësia

Sekssomnia, një çrregullim tjetër i gjumit, mund të ketë ‘pasoja ligjore’

Më: 1 maj 2024 Në ora: 06:22
Foto ilustrim

Ekspertët thonë se është pjesë e një familjeje të çrregullimeve të gjumit, njësoj si një alarm që bie në sistemin nervor qendror dhe ju mban zgjuar dhe në mënyrë të pavullnetshme jep sinjale për raport seksual, për fjalor të pisët në shtrat me partnerin/en, etj.

Me siguri që shumëkush mund ta ketë provuar një situatë të ngjashme me probleme të gjumit, fjetjes apo gjendjen zgjuar gjatë natës që ndryshe njihet si insomnia. Përveç kësaj mund të jetë një ecje në gjendje gjumi, e folura dhe probleme gjatë gjumit.

Disa njerëz ngrihen në gjumë, disa flasin, por ka një çrregullim tjetër, që mund të shkaktojë siklet, probleme në marrëdhënie dhe ndonjëherë probleme ligjore.

Sekssomnia karakterizohet nga sjellja seksuale gjatë gjumit.

Dr.Carlos Schenck, profesor dhe psikiatër në “Hennepin County Medical Center” në University of Minnesota, thotë se gjatë sekssomnisë njeriu është thellësisht në gjumë, por trupi është i aktivizuar.

Këto çrregullime të natës ndodhin më shpesh në gjumë të thellë, të quajtur gjumi delta.

Shumica e njerëzve që pësojnë këtë çrregullim nuk janë të vetëdijshëm për veprimet e tyre derisa partneri ua thotë. Ata mund të masturbohen, të nxisin aktin seksual dhe siç raporton CNN, disa njerëz pasi nxisin aktin seksual me partnerin gjatë gjumit, sapo vetëdijesohen, akuzojnë partnerin për sulm seksual.

Ka plot episode kur dy herë në muaj gratë rënkojnë seksualisht, bëjnë biseda me fjalor të pisët, fjalë që ato nuk i përdorin kur janë zgjuar dhe të vetëdijshëm. “Truri i fjetur është shumë ndryshe nga truri i zgjuar,” tha profesori. “Ju nuk jeni të vetëdijshëm kur jeni në gjumë, kështu që nuk mund të arrini ndonjë përfundim të vlefshëm për të ashtuquajturën gënjeshtër ose të vërtetën në gjumë.”

Situata bëhet më shqetësuese kur partneri/partnerja nuk e pranojnë që kanë bërë këtë apo atë gjë gjatë sekssomnisë pasi nuk mbajnë mend asgjë.

Schenck shtoi gjithashtu se ky çrregullim mund të ketë pasoja ligjore nga sjellje seksuale veçanërisht nga të miturit dhe gjithashtu sjellje agresive gjatë gjumit.

Ajo çfarë përbën vërtet shqetësim për këta pacientë, është se kanë amnezi totale, – tha Schenck për CNN.

– Është e vështirë të studiosh sekssomninë sepse nëse njerëzit nuk e lëndojnë veten, shumë nuk e kanë idenë për aktivitetin e tyre seksual të pavetëdijshëm derisa një nga partnerët në shtrat t’ua thotë për këtë, shton dr. Schenck.

Ka ilaçe dhe terapi për të trajtuar çrregullimin. Megjithëse Schnenck tha se shkaku përfundimtar i sekssomnisë është i panjohur, apnea e gjumit besohet të jetë një shkas. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat