Menopauza, çfarë duhet të dinë gratë dhe si mund ta trajtojnë

Shëndetësia

Menopauza, çfarë duhet të dinë gratë dhe si mund ta trajtojnë

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Tek femrat menopauza zakonisht ndodh rreth moshës së mesme, duke sjellë pas vetes edhe mbylljen e ciklit të tyre riprodhues.

Procesi i “shuarjes” së prodhimit te vezoreve përfshin mbarë sistemin riprodhues të femrës, që nga truri e deri tek lëkura dhe kjo ngjarje kaq e rëndësishme fiziologjike sjell pas vetes edhe një sërë ndryshimesh në trupin dhe jetën e femrës. Faza e peri-menopauzës, menopauzës dhe post-menopauzës është një ndryshim natyror dhe nuk duhet shikuar si sëmundje edhe pse tek disa femra ka vështirësi shumë më të mëdha se tek disa të tjera.

Mesatarja e moshës në botën perëndimore për fillimin e menopauzës është 51 vjeç dhe mosha normale që të fillojë është mes 45-55 vjeç. Rënia e hormoneve të prodhuara nga trupi gjatë menopauzës mund të çojë në një rritje të rrezikut të osteoporozës dhe aterosklerozës e cila mund të çojë deri në sulme të zemrës.

Ndërsa shumë vende nuk kanë mundësinë e trajtimit të këtij cikli në jetën e çdo gruaje, në Tuluzë të Francës ndodhet një spital universitar që pranon dhe këshillon gratë që kalojnë menopauzën. Drejtoresha e kësaj qendre në Tuluzë, pret pacientë nga e gjithë Franca dhe ju jep përgjigje pyetjeve dhe shqetësimeve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat