Tetori Rozë: Shenjat e kancerit të gjirit te burrat

Shëndetësia

Tetori Rozë: Shenjat e kancerit të gjirit te burrat

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Më parë, mjekët mendonin se kanceri i gjirit te burrat ishte më i rëndë sesa te gratë, por studimet kanë treguar se është njëjta gjë. Problemi kryesor është se kanceri i gjirit tek burrat shpesh diagnostikohet më vonë sesa kanceri i gjirit te gratë. Kjo mund të jetë për shkak se burrat kanë më pak të ngjarë të dyshojnë për diçka të çuditshme në zonën e gjinjve.

Faktorë që mund të rrisin shanset për të patur kancer gjiri:

- kanceri i gjirit te një e afërme grua
- histori ekspozimi të gjoksit ndaj rrezatimit
- zgjerimi i gjinve nga trajtimi me ilaçe ose hormone, apo injeksione 
- marrja e estrogjenit
- një gjendje e rrallë gjenetike e quajtur sindroma Klinefelter
- sëmundje e mëlçisë
- sëmundje të testikujve
- mbipesha

Simptomat e kancerit të gjirit te burrat janë të ngjashme me ato te gratë.

- gjëndër apo kokërr në gji ose nën sqetull
- ndryshim në formë ose në madhësi të gjirit
- ndryshim në lëkurën e gjinjve tuaj, si gropëza ose tërheqje
- skuqje, enjtje te gjinjtë, përreth tyre apo nën sqetull
- rrjedhje lëngu nga thithka e gjirit
- kore ose luspa në thithkën e gjirit
- puçrra të imta në majë të gjirit apo përreth tij
- dhimbje e vazhdueshme në një pjesë të gjirit ose nën sqetull

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat