Kruarja e lëkurës – Pse ndodh dhe zgjidhjet natyrale në kushtet e shtëpisë

Shëndetësia

Kruarja e lëkurës – Pse ndodh dhe zgjidhjet natyrale në kushtet e shtëpisë

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 00:58
Ilustrim

Shkaktarët e kruarjes së lëkurës janë të shumtë.

Ndonjëherë arsyeja mund të jetë shumë e thjeshtë siç janë rrobat që mbani veshur.

Ka raste që kruarja e lëkurës mund të jetë simptomë e një acarimi ose sëmundjeje më serioze.

Zgjidhjet për kruarjen e lëkurës nëse nuk bëhet fjalë për diçka serioze, janë të thjeshta.

Ju mund të zgjidhni të vishni rroba të një materiali më të butë, të përkujdeseni për të dhe të shmangni përtharjen e saj.

Sipas të dhënave tndonjëherë kruarja e lëkurës mund të jetë simptomë e një problemi psikologjik ose depresionit.

Shkaktarë të mundshëm të kruarjes së lëkurës

Insektet si mushkonjat ose merimanga

Ekzema ose edema

Substancat që gjenden tek produktet kozmetike, pastrimit ose bizhuteritë.

Medikamentet për tensionin e gjakut, stomakut, dhimbjeve ose kolesterolit

Dëmtimi i nervave

Skleroza e shumëfishtë.

Shkaktarë të tjerë të kruarjes së lëkurës

Sipas të dhëave në disa raste kur kruarja nuk largohet, mund të jetë shenjë e disa sëmundjeve serioze siç janë:

Sëmundjet e veshkave,

Sëmundjet e mushkërive

Tiroidja

Diabeti

Mungesa e hekurit

Kura natyrale kundër kruarjes së lëkurës që mund të bëhen në shtëpi

Soda e bukës

Mbusheni vaskën me ujë të ngrohtë dhe hidhni në të një filxhan çaji me sodë buke.

Qëndroni brenda në ujë për gjysëm ore dhe më pas thajeni të gjithë trupin, pa e shpëlarë me ujë.

Këtë trajtim bëjeni çdo ditë për disa javë që të zgjidhni problemin e kruarjes së lëkurës.

Pak ujë me sodë mund ta përdorni edhe për të lyer lëkurën në pjesët ku keni kruarje.

Uji i ftohtë

Sa herë që keni dëshirë për të kruar lëkurën bëni dush me ujë të ftohtë.

Kjo është një mënyrë shumë efikase për të shuar nevojën për kruarje të lëkurës.

Uthulla e mollës

Mbusheni vaskën me ujë të ngrohtë dhe hidhni në të një filxhan çaji me uthull molle.

Pas banjës shpëlajeni trupin me ujë të bollshëm dhe të vakët

Uthullën e mollës mund ta përdorni edhe për të lyer pjesët e lëkurës ku keni kruarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat