Dëmet nga alkooli, mjekët tregojnë pasojat: Aritmi edhe tek moshat 20 vjeçare

Shëndetësia

Dëmet nga alkooli, mjekët tregojnë pasojat: Aritmi edhe tek moshat 20 vjeçare

Më: 4 mars 2025 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

Trendi i të rinjve drejt alkoolit dhe kokteileve të ndryshme po shkakton dëme të konsiderueshme në shëndetin e tyre.

E në fakt në Shqipëri lokalet e natës ku nuk konsumohet vetëm në pije, por disa, madje edhe kombinime janë plot e për plot jo vetëm në fundjave.

Ne vende te zhvilluara ka rënie të konsumit të alkoolit, por me të rinjtë shqiptare ndodh e kundërta. Kjo pasi shpesh mungon informacioni mbi dëmet që shkaktojnë aq më tepër përzierjet që bëhen me alkoolin.

Po cilat janë dëmet që i shkaktojmë zemrës duke kombinuar alkoolin me substanca narkotike?

Daniela Teferici, mjeke kardiologe e QSUT-së thotë: “Çdo adrenalinë e rritur dëmton zemrën. Por kombinimi me drogën çon në arrest dhe vdekje të papritur që nëse nuk je në spital, fundi është fatal”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat