​Dita Botërore e Farmacistëve

Shëndetësia

​Dita Botërore e Farmacistëve

Më: 25 shtator 2025 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

25 shtatori shënon Ditën Botërore të Farmacistëve.

Farmacistët janë të përkushtuar në ofrimin e medikamenteve të duhura dhe këshillave për përdorimin e sigurt të tyre, duke ndihmuar në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së pacientëve.

Dita Botërore e Farmacistëve u miratua nga Këshilli i FIP (Federata ndërkombëtare e farmacisë) në Kongresin Botëror të Farmacisë dhe Shkencave Farmaceutike të vitit 2009 në Stamboll, Turqi. 25 shtatori u zgjodh si datë pasi është dita kur FIP u krijua në vitin 1912. Çdo vit, tema përcaktohet nga Byroja e FIP.

Qëllimi i Ditës Botërore të Farmacistëve të FIP është të inkurajojë aktivitete që promovojnë dhe mbrojnë rolin e farmacistit në përmirësimin e shëndetit në çdo cep të botës. Kjo ditë mbyll Javën Botërore të Farmacisë të FIP (19-25 shtator).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat