​Vetmia dhe izolimi social lidhen me rrezik më të lartë vdekjeje nga kanceri

Shëndetësia

​Vetmia dhe izolimi social lidhen me rrezik më të lartë vdekjeje nga kanceri

Më: 15 tetor 2025 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Vetmia dhe izolimi social lidhen me një rrezik 34% më të lartë të vdekjes nga kanceri, sipas një studimi të ri të botuar në revistën BMJ Oncology.

Studimi, bazuar në të dhëna nga më shumë se 1.5 milion pacientë në 12 studime, zbuloi se vetmia dhe izolimi kanë efekte të rëndësishme emocionale dhe psikologjike që mund të ndikojnë në përparimin e kancerit dhe shkallën e mbijetesës.

Studiuesit thanë se gjetjet sugjerojnë që vetmia dhe izolimi social mund të ndikojnë në rezultatet e kancerit "përtej faktorëve tradicionalë biologjikë dhe të lidhur me trajtimin".

"Biologjikisht, përgjigja ndaj stresit e shkaktuar nga vetmia mund të çojë në çrregullim imunitar dhe aktivitet të shtuar inflamator, duke kontribuar në fund të fundit në përparimin e sëmundjes", tha studimi.

Kanceri mbetet një nga shkaqet kryesore të vdekjes në nivel global, me gati 20 milionë diagnoza të reja dhe 9.7 milionë vdekje në vitin 2022.

Këto shifra parashikohet të rriten në 35 milionë raste të reja dhe 18.5 milionë vdekje deri në vitin 2050, sipas të dhënave globale të shëndetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat