Menopauza është një nga temat më të përfolura sot në Shqipëri e kudo, kjo sepse vërehet se simptomat e saj janë ndryshuar me vitet. Ndër breza shihet se gratë në fazë para, gjatë apo pas menopauze kanë shenja më të dukshme dhe rrjedhimisht më vështirë të përballueshme.
Në podkastin "Për Veten" me Sanatana Çomorën, ishte e ftuar ekspertja e mirëqenies Adja Angjeli, ku ka folur veçanërisht për një pyetje që të gjithëve na vjen në mendje: Po gjyshet tona kanë kaluar menopauzë?
Patjetër që po, por jetesa e tyre e bënte më pak të dukshme siç shprehet dhe Angjeli.
"Gjyshet tona ndryshe nga ne nuk kishin biznesin, kishin një orar më të kufizuar në punë dhe bënin atë jetën që shumë po kërkohet sot "slow living". Kjo është jeta që sot po promovohet shumë edhe në rrjetet sociale", u shpreh ekspertja.