Çfarë tregon studimi i fundit mbi kanabisin mjekësor për dhimbje e pagjumësi

Shëndetësia

Çfarë tregon studimi i fundit mbi kanabisin mjekësor për dhimbje e pagjumësi

Më: 19 dhjetor 2025 Në ora: 21:11
Foto ilustrim

Një ekip psikiatrie kreu një analizë të detajuar të hulumtimeve në 15 vjetët e fundit dhe zbuloi se jo vetëm që kanabisi mjekësor nuk ndihmon me dhimbjet akute ose pagjumësinë, në kundërshtim me pretendimet e zakonshme, por se gati një e treta e përdoruesve të tij tregojnë shenja abuzimi, raporton Futurism.

Gjetjet e botuara në revistën prestigjioze mjekësore JAMA, do të nxisin më tej debatin nëse legalizimi ka shkuar shumë larg, veçanërisht në një kohë kur kufizimet federale po lehtësohen.

"Ndërsa shumë njerëz po i drejtohen kanabisit për lehtësim, rishikimi ynë nxjerr në pah boshllëqe të konsiderueshme midis perceptimit publik dhe provave shkencore të efektivitetit të tij për shumicën e gjendjeve mjekësore", tha Michael Hsu, autori kryesor dhe psikiatër varësie pranë Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos.

Ekipi i hulumtimit shqyrtoi mbi 2500 prova klinike që kanë shqyrtuar efektivitetin e produkteve të kanabisit mjekësor dhe kanabinoidet individuale të miratuara nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA). Këta përbërës të miratuar përdoren për “anoreksi të lidhur me HIV/AIDS, të përziera dhe të vjella të shkaktuara nga kimioterapia, dhe çrregullime të caktuara të krizave pediatrike”.

Sa i përket lehtësimit të dhimbjes, analiza gjeti pak prova që kanabisi ndihmon me dhimbjen akute. Rezultate të ngjashme u morën për pagjumësinë, ku studimet e gjumit nuk e kanë konfirmuar efektivitetin e tij në arritjen e një gjumi të qetë.

Hulumtuesit zbuluan gjithashtu se deri në 29 për qind e përdoruesve treguan shenja të “çrregullimit të përdorimit të kanabisit”, transmeton KosovaPress.

Hulumtimi paralajmëroi gjithashtu se kanabisi me potencë të lartë shoqërohet me një rrezik në rritje të zhvillimit të shenjave të psikozës, ndërsa pirja e përditshme e tij rrit rrezikun e komplikimeve të zemrës, si sëmundja koronare e zemrës, infarkti dhe goditja në tru.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat