Po ju zbulojmë se cili ushqim është më i miri për mbrojtje të eshtrave tuaja - Bota Sot
Po ju zbulojmë se cili ushqim është më i miri për mbrojtje të eshtrave tuaja

Shëndetësia

Po ju zbulojmë se cili ushqim është më i miri për mbrojtje të eshtrave tuaja

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 09:31
Ilustrim

Avokado është pemë për të cilën njerëzit nuk janë të informuar akoma përse shërben, ndërkaq ne do ta përmendim aplikimin e tij të gjerë në kuzhinë, pastaj mundësinë e madhe të furnizimit të organizmit tonë me vitaminën D.

Shumica e njerëzve e shmang këtë pemë, sepse është plot me yndyrë.

Nëse i takoni grupit të rrezikuar nga osteoporoza që lidhet me humbjen e masës kockore, avokado është për ju.

Përdoreni ashtu që ta qëroni avokadon dhe ta shtrydhni, pastaj përzieni me djathë të payndyrshëm apo me jogurt.

Me këtë kombinim, pos vitaminës D, do të furnizoheni edhe me kalcium dhe kështu do të merrni edhe nutritivet për nevojat e organizmit për eshtra të forta.

Avokado përmban edhe vitaminën E, e cila është shumë e mirë edhe për zemër. Një copë e këtij fruti përmban 15 për qind të kërkesës ditore për magnez.

Duhet të mësoni t’i gatuani vetes ushqim nga ky artikull dhe të kënaqeni me shijet e avokados.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test