Microsoft redukton tarifat e Xbox Store

Shkencë & Teknologji

Microsoft redukton tarifat e Xbox Store

Më: 3 maj 2021 Në ora: 16:17
Xbox

Dokumente konfidenciale zbulojnë se Microsoft është duke konsideruar reduktimin e tarifave të Microsoft Store në Xbox në 12%.

Bëhet fjalë për një reduktim tarifash në 12% që mund të provojë një manovër shumë e rëndësishme kur zhvilluesit do të merrnin 88% të të ardhurave.

Të gjithë dyqanet e tjera marrin 30% komisionin për shitjet e lojërave, përfshirë Sony PlayStation Store dhe Nintendo Store.

Dokumenti flet për një reduktim në 12% tarifave për vitin kalendarik 2021 por përmend edhe kalimin në komisionin 12% për lojërat kompjuterike në Windows Store që Microsoft tashmë e ka lajmëruar por jo të Microsoft Store në Xbox.

30% është komisioni standard që thuajse çdo dyqan aplikacionesh aplikon mbi zhvilluesit që hostojnë aplikacionet dhe lojërat e tyre. Është kjo tarifë që ka bërë Apple dhe Google të kritikohen aq shumë nga emra të shquar të industrisë nga Spotiy tek zhvilluesi i lojës Fortnite Epic Games.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat