Zhduken dy vëllezër të mitur në Shkodër

Shkodra

Zhduken dy vëllezër të mitur në Shkodër

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Një nënë në qytetin e Shkodrës ka denoncuar në polici  zhdukjen e dy djemve të saj.

Sipas një njoftimi zyrtar të policisë, gruaja thotë se dy djemtë të moshës 15 dhe 17 vjeç, janë larguar nga shtëpia që prej datës 1 të këtij muaji dhe nuk janë kthyer më.

“Më datë 14.06.2022, shtetasja D. K., 49 vjeçe, banuese në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ka bërë kallëzim se më datë 01.06.2022, janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer më 2 djemtë e saj, shtetasit K. P., 17 vjeç dhe K. P., 15 vjeç.

Punohet për gjetjen e tyre”, thotë Policia e Shkodrës në njoftimin e saj për mediat.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat