Punëtoret seksuale në Shkup me vallëzim erotik kërkuan të drejtat e tyre

Shkupi

Punëtoret seksuale në Shkup me vallëzim erotik kërkuan të drejtat e tyre

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 22:06
Foto Ilustrim

Me vallëzim erotik me drita të kuqe, pesë punonjëse seksuale sonte para Sallës Universale në Shkup shënuan 17 dhjetorin, Ditën ndërkombëtare kundër dhunës ndaj punonjësve seksual, që gjatë 13 viteve të kaluara shënohej me “Marshin e Çadrave të Kuqe”.

Edhe pse pandemi dhe acar, objekti i Sallës Universale u mbush me publikë për ta parë vallëzimin.

“Vallëzimi në xham” apo “Skopje red light district” u mbajt për herë të dytë, ndërsa herën e parë ishte në vitin 2017.

“pas tre viteve kthememi me dritë më origjinale. Është performancë artistike që ka për qëllim ta pasqyrojë sharmin dhe shpirtin e rrugës së fenerëve të kuq në Amsterdam. Me këtë performancë artistike dëshirojmë të dëshmojnë se puna seksuale është punë, punonjësit seksual janë punëtorët dhe duhet të pranohen si të tillë”, thotë Borçe Manev-Bozhniv nga shoqata ‘Star-Star’.

Ai thotë se performanca është artistike dhe nuk do të thotë se vajzat ofrojnë shërbime seksual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat