Shkupi nuk tërhiqet nga komunikimi me Sofjen, Borissov shpreson për zgjidhje vitin e ardhshëm

Shkupi

Shkupi nuk tërhiqet nga komunikimi me Sofjen, Borissov shpreson për zgjidhje vitin e ardhshëm

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 10:14
Foto Ilustrim

Ministri i Punëve të Brendshme Bujar Osmani, thotë se do të vazhdojë komunikimi në mes Shkupit dhe Sofjes, në drejtim të gjetjes së zgjidhjes, ndërsa kryeministri bullgar Boyko Borissov, shpreson që vitin e ardhshëm të ketë zgjidhje të përbashkët.

“Komunikimi në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë vazhdon. Mendojmë se pavarësisht asaj që ndodhi, kjo nuk mund të ndikojë në marrëdhëniet tona. Presim që pas festave të fundvitit të vazhdojmë me komunikimin për gjetjen e zgjidhjes”, tha Osmani.

Duke e komentuar deklaratën e homologes së tij bullgare Ekaterina Zakharieva, se “jo të gjitha anëtaret e BE-së janë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut”, Osmani tha se mbështetja e të gjitha 26 vendeve është e qartë.

Kryeministri bullgar Bokyo Borissov, në seancën e qeverisë bullgare, në të cilën u soll vendim që një pjesë e vaksinave anti-covid që do të arrijnë në Bullgari, të ridestinohen për në Shkup, tha se shpreson që vitin e ardhshëm të gjendet zgjidhje e përbashkët për vazhdimin e procesit të integrimit të RMV-së në Bashkimin Evropian.

“Shpresoj që vitin e ardhshëm me Zakharievën dhe Karakaçanovin do të gjejmë zgjidhje të përbashkët për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE, siç e mbështetëm për në NATO. Kështu që nuk ka ndodhur asgjë e tmerrshme, çështje është vullneti politik dhe të dy palët duhet të arrijmë atje”, tha Borissov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat