Aksident në Shkup, humb jetën një person

Shkupi

Aksident në Shkup, humb jetën një person

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 16:26
Foto Ilustrim

Një tragjedi ka ndodhur dje në rrugën Shkup-Tetovë, në të cilën ka humbur jetën një motoçiklist në Shkup.

Siç theksojnë nga MPB, aksidenti ka ndodhur në orën 21:00 në rrugën Shkup-Tetovë, në çarkoren e Shkupit pas shtëpisë Mirkovci. Personi D.Z. (25) nga Shkupi, duke drejtuar motoçikletën “Aprila” me targa të Shkupit, ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga.

Pas aksidentit D.Z. është dërguar në spitalin e qytetit “Shën Naum i Ohrit”.

Është bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi është dërguar për autopsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat