Shilegov paralajmëron se do të kandidohet edhe për një mandat si i pari i Qytetit

Shkupi

Shilegov paralajmëron se do të kandidohet edhe për një mandat si i pari i Qytetit

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 15:07
Petre Shilegov

 Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në një intervistë për SDK ka paralajmëruar se do të kandidohet edhe për një mandat në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Ndryshimet që ndodhën në qytetin tonë janë të dukshme në gjitha zonat urbane.

Jo vetëm infrastruktura por edhe pak trajtim më ndryshe të mbetjeve komunale, trajtim më ndryshe të sipërfaqeve publike si studim të çështjeve më komplekse. 40 vite është folur për tramvaj, ndërsa ne jemi në fazën përfundimtare të implementimit të Bas rapit tranzitit ose transportit të shpejtë publik. Mendoj se githa këto më japin të drejtë të kërkoj nga LSDM-ja që ta mbështetë kandidaturën time për zgjedhjet e ardhshme lokale që edhe njëherë të zgjidhem kryetar i Qytetit.

Unë jam person që i respekton procedurat dhe duke pasur parasyshë se jam përfaqësues politik i partisë politike, do të kërkoj legjitimitetin ta fitoj nga partia ime. Pres që një legjitimitet të tillë ta marr, ndërsa qytetarët gjithë punën që kam bërë viteve të kaluara ta verifikojnë në zgjedhjet lokale”, tha Shilegov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat