Bashkia e Shkupit i ndan 20.000 denarë foshnjës së parë që lindi në vitin 2021

Shkupi

Bashkia e Shkupit i ndan 20.000 denarë foshnjës së parë që lindi në vitin 2021

Më: 1 janar 2021 Në ora: 13:36
Ilustrim

Foshnja e parë në Maqedoni lindi në Shkup dhe është e gjinisë mashkullore që peshon 3.650 dhe është e gjatë 51 centimetra. Foshnja e sapolindur lindi në orën 00:01, ndërsa nëna e foshnjës është Bojana Smilevska dhe kjo është foshnja e saj e dytë.

Foshnjën e parë, për shkak të protokolleve për virusin COVID-19 sot në Klinikën e Gjinekolgjisë e vizitoi vetëm ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Bashkia e Shkupit i dëshiron shëndet, fat dhe lumturi foshnjës së parë në Shkup dhe i jep kartelë kursyese në vlerë prej 20 mijë denarëve”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, në Klinikën e Gjinekologjisë so u lindën edhe dy foshnja të tjera, një mashkull dhe një femër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat