Gjithsej 375 persona po trajtohen për koronavirus në Shkup

Shkupi

Gjithsej 375 persona po trajtohen për koronavirus në Shkup

Më: 4 janar 2021 Në ora: 16:59
Foto Ilustrim

Në 24 orët e kaluara, 22 pacientë të rinj janë shtruar në spital në qendrat Kovide në Shkup për shkak të ndërlikimeve nga coronavirusi. Gjithsej 375 persona të dyshuar ose të konfirmuar për COVID-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në klinikat interne ka pasur 10 pranime edhe atë nga një pacient në Klinikën e Neurologjisë, Klinikën e Gastroenerhepatologjisë dhe në Klinikën e Neurologjisë. Dy pacientë janë pranuar në TBC dhe dy nga Kliniklën e Dermatologjisë. Tre pacientë janë hospitalizuar në ORL.

Në 24 orët e kaluara, 13 pacientë të shëruar janë lëshuar në shtëpi.

Në spitalin “8 Shtatori” ka gjithsej 105 pacientë, në Klinikën për Sëmundje Infektive ka 126 pacientë.

Gjithsej 375 1 pacientë të konfirmuar ose të dyshuar për COVID-19 po trajtohen në departamentet e sëmundjeve infektive në spitalet në kryeqytet. Shumë prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat