Gjobiten 221 vozitës në Shkup, 58 për tejkalim të shpejtësisë

Shkupi

Gjobiten 221 vozitës në Shkup, 58 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 14 janar 2021 Në ora: 09:45
Foto Ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (13.01.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik dhe vetëm në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar 221 gjoba.

Prej të cilave:

 58 për tejkalim të shpejtësisë, 15 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 7 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 2 gjoba janë shqiptuar për vozitje në gjendje të dehur, 12 për shfrytëzim të celularit gjatë vozitjes, 4 për kalim në të dritë të kuqe të semaforit.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për kujdes më të madh në trafik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat