Shkup: Gjithsej 280 pacientë me COVID-19 trajtohen në spitale

Shkupi

Shkup: Gjithsej 280 pacientë me COVID-19 trajtohen në spitale

Më: 18 janar 2021 Në ora: 13:17
Foto Ilustrim

Në 24 orët e kaluara, 14 pacientë të rinj janë shtruar në spital në Qendrat Covid në Shkup për shkak të komplikimeve nga koronavirusi.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se gjithsej 280 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për COVID-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet.

Në 24 orët e fundit, ka pasur 6 pranime në klinikat e brendshme.

“Kishte 5 pranime të reja të pacientëve në Qendrën Covid në spitalin ‘8 Shtatori’, dhe dje 3 në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Në 24 orët e fundit, 9 pacientë të shëruar janë lëshuar në shtëpi”.

“Për momentin, 14 pacientë po trajtohen në Klinikën e Lëkurës në Qendrën Covid, në Klinikën për Neurologji 20 pacientë dhe në Institutin për TB, janë pranuar gjithsej 12 pacientë me simptoma të koronavirusit, në Qendrën Covid në Klinikën për Nefrologji aktualisht 14 pacientë në Klinikën e Sëmundjeve të Syrit 3 pacientë, dhe në Klinikën e ORL-së 11 pacientë. Janë 21 pacientë në Klinikën për Gastroenterohepatologji”, thonë nga MSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat