Shkup, disa vendbanime sot pa rrymë elektrike

Shkupi

Shkup, disa vendbanime sot pa rrymë elektrike

Më: 22 janar 2021 Në ora: 09:34
Ilustrim

Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, sot nga ora 8 deri në 15 pa energji elektrike do të jenë disa pjesë të rrugëve “Kemal Sejfulla” dhe “Xhon Kenedi” në komunën e Çairit.

Ndërsa nga ora 9 deri në 11 një pjesë e rrugës “Maleshevska” në Draçevë.

Sipas informacioneve nga EVN-Maqedoni, nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 14 energji elektrike nuk do të kenë banuesit në rrugën “Kozle”, nën rruga nr. 1 dhe nga ora 10:30 deri në 13:30 rruga “Bukureshka” nga nr. 97 deri nr. 115 dhe rruga “Prashka” nga nr. 44 deri nr. 78 në komunën e Karposhit.

Gjatë ditës së nesërme nga ora 11 e mëngjesit deri në 13 , një pjesë e rrugës “12” në Dolno Sonje do të jetë pa energji elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat