Në Aeroportin e Shkupit teste të shpejta për COVID-19

Shkupi

Në Aeroportin e Shkupit teste të shpejta për COVID-19

Më: 25 janar 2021 Në ora: 13:20
Në Aeroportin e Shkupit teste të shpejta për COVID-19

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit ka nisur aplikimi i testeve të shpejta antigjen për COVID-19.

Nga TAV kanë njoftuar për mediat se është mundësuar për qytetarët që udhëtojnë në drejtim të disa shteteve, si shembull Gjermania, të bëjnë këto teste të shpejta.

“Me qëllim të përgjigjemi në restrikcionet më të reja për udhëtim të vendosura për shkak të masave Kovid-19 nga ana e shteteve të BE-së/zonës shengen. TAV Maqedoni ka gjetur zgjidhje për kërkesën për teste të shpejta antigjeni që bëhen pak para se të largohet udhëtari. Laboratori “Zhan Mitrev” do të vendose automjetin e tyre për testim para ndërtesës së terminalit në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, në afërsi të hyrjes së vetme të hapur për udhëtarët e “Departures C”, ku udhëtarët do të mund të kryejnë testin e nevojshëm të shpejt për antigjen dhe të marrin rezultatin për 15 deri në 20 minuta nga marrja e materialit. Ambulanta lëvizëse për teste të shpejta antigjenit e laboratorisë “Zhan Mitrev”, do të jetë e pranishme ne aeroportin e Shkupit edhe ditëve në vijim” thuhet në kumtesën e TAV.

Ndryshe, derisa udhëtarët vendosin të bëjnë testin e shpejtë antigjen në Aeroportin Ndërkombëtarë të Shkupit me që të mos krijojnë bllokada para ndërtesës së aeroportit, nga “TAV Maqedoni” apelojnë që të arrijnë së paku 3 orë më herët fluturimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat