Prokuroria e Shkupit ngriti procedurë për grupin që ka dhënë leje vozitje të rreme

Shkupi

Prokuroria e Shkupit ngriti procedurë për grupin që ka dhënë leje vozitje të rreme

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 16:33
Foto Ilustrim

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ngiriti procedurë kundër tetë punonjësve në MPB. Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”.

Të dyshuarit, duke përdorur pozitën dhe autorizimet, për disa qytetarë kanë krijuar kërkesa, kanë zbatuar procedura dhe kanë miratuar përpunimin e lejeve të vozitjes në kategorinë B edhe pse kërkuesit nuk kanë dhënë testin e lejes së vozitjes.

Për një nga të dyshuarit, për shkak të rrezikut për arrati, prokurori publik deri te Gjykata Penale e Shkupit parashtroi kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. Për shtatë të tjerë janë propozuar masa të kujdesit, përkatësisht ndalim të vendbanimit dhe obligim që kohë pas kohe të paraqiten në Gjykatën Penale të Shkupit.

Po ashtu, prokurori publik ngirti procedurë kundër 31 personave të cilët janë paraqitur si kërkues të lejeve të vozitjes edhe pse nuk kanë dhënë testin për leje të vozitjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat