Të shtëna me armë zjarri në Shkup, plagoset një person

Shkupi

Të shtëna me armë zjarri në Shkup, plagoset një person

Më: 21 mars 2021 Në ora: 21:33
Foto ilustrim

Një person është lënduar në një incident që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkup.

Në SPB Shkup është denoncuar se në rrugën “Goce Stojçevski” në Çair, një person ka shtënë në drejtim të E.I (27) nga Shkupi dhe me plumb e ka plagosur në pjesën e këmbës.

Personit të plagosur i është ofruar ndihma mjekësore në Spitalin e Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat