Shkup, gjatë 24 orëve të fundit shqiptohen 137 gjoba në trafik

Shkupi

Shkup, gjatë 24 orëve të fundit shqiptohen 137 gjoba në trafik

Më: 12 prill 2021 Në ora: 10:10
Foto Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme në territorin e Shkupit gjatë 24 orëve ka sanksionuar 137 persona.

49 gjoba janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në trafik, 7 për drejtim të makinës pa patentë shoferi, 10 për vetura teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.

18 sanksione janë vendosur për makina të braktisura në vende të papërshtatshme.

Ndërsa 5 për përdorim të celularit gjatë vozitjes, 8 për mos-vendosje të rripit të sigurisë dhe 8 gjoba për parkim të paligjshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat